REPUBLIKA E SHQIPERlSE
GJYKATA E SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM
ELBASAN
N j o f t i m
Për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, me kontrate te përkohshme deri ne 1 vit
Bazuar në ligjin nr. 98/2016 “Per organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” dhe Kodit te Punes ne R.Shqiperise, shpall, për pozicion te lire si më poshtë:
- Për 1 (nje) vend, arketar/ magazinier pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshem, Elbasan
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Nëpunës Gjyqësor (arketar/ magazinier), eshte si më poshtë:
-Kërkesat e veçanta për pozicionin Nëpunës Gjyqësor janë si më poshtë:
-Kandidatet duhet të paraqesin zyrtarisht, brënda datës 24.01.2025, pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshem, Elbasan, (Kancelari), kopje të dokumentave të mëposhtëm:
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidateve.
-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet në ambientet e Gjykatës Elbasan, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e kërkesat te veçanta në shpalljen për konkurim dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë.
-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar, ligji nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligji nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligji nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.
GJYKATA E SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM
ELBASAN
Elbasan më, 14/01/2025